Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka uruar kandidatin republikan për president, Donald Trump për fitoren e tij të mërkurën teksa theksoi se vendi i tij “do të mbetet një partner i besueshëm transatlantik”.
“Presidenti Trump do të marrë detyrën në një kohë sfidash dhe krizash të mëdha. Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti kanë një rol qendror për të luajtur në tejkalimin e tyre”, ka thënë Scholz teksa ka folur për gazetarët në Kancelarinë në Berlin, raporton AP.
“Sigurisht që shumë gjëra do të jenë të ndryshme nën një administratë të udhëhequr nga Donald Trumpi. Donald Trump e ka bërë gjithmonë të qartë këtë publikisht”, ka shtuar ai.
Trumpi është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të mërkurën, një rikthim i jashtëzakonshëm për një ish-president që refuzoi të pranonte humbjen katër vjet më parë, shkaktoi një kryengritje të dhunshme në Kapitolin e SHBA-së, u dënua për akuza penale dhe u mbijetoi dy tentativave për vrasje.