Në mendjet e shumë njerëzve, teknologjitë e reja janë sinonim me arsimin e së ardhmes. Teknologjitë me zhvillim të shpejtë ofrojnë mundësi emocionuese për të nxënë, ato përmirësojnë arritjet e nxënësve, sepse mbështeten nga idetë e reja që mundësojnë një proces mësimor – edukativ të transformuar. Ndaj pas zbatimit me sukses në mbi 40 shkolla të ndryshme 9–vjeçare gjatë vitit të shkuar arsimor, projekti “SchoolME” (www.schoolme.education) do të shtrihet edhe në të gjitha bibliotekat e rikonstruktuara në qytetin e Tiranës si dhe në bibliotekat publike në Korcë, Elbasan, Lezhë, Shkodër.


Nëpërmjet këtij projekti synohet nxitja e afrimit te nxënësve me librin, por edhe siguron një partneritet të qëndrueshëm mes shkollave dhe bibliotekave në zhvillimin e aktiviteteve audiovizuale përgjatë gjithë vitit shkollor. Aksesimi i të parës shkollë digjitale për arsimin 9-vjeçar përmes bibliotekave bëhet në kuadër të gjithëpërfshirjes së komunitetit të shkollave në afërsi të bibliotekave duke i ofruar alternativa studimi edhe në formatin digjital.


“School Me” mundëson qasje audio dhe video, në të gjithë aspektet kurrikulare. Për çdo klasë, përmbajtjet lëndore respektive dhe renditja e temave, përputhen me kurrikulën zyrtare, në sinkron me kalendarin shkollor. Lëndët e arsimit 9-vjeçar shpjegohen në shqip nga mësues të regjistruar dhe shoqërohen me video shkencore, filma, imazhe, dokumente, harta specifike të zhvilluara nga institucione arsimore e shkencore ndërkombëtare, për të thelluar dhe përfshirë sistematikisht në kurrikul dijet e reja dhe metodat bashkëkohore të nxënies.


  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb