GREQI- Kryeministri i Greqisë, Alexis Cipras është takuar sot me kreun e Parlamentit Europian, Martin Schultz për rreth dy orë.

Schultz ka deklaruar se me kreun e ri të qeverisë greke ka rënë dakord për disa çështje, por gjatë diskutimit ka pasur edhe mosmarrëveshje.
“Për disa çështje duhen diskutime të tjera, por jam i kënaqur që jeni në favor të dialogut, që doni të zhdukni evazionin. Shumë para janë nxjerrë jashtë Greqisë. Unë shpresoj që Greqia të mbetet në rrugën evropiane. Ka shumë rëndësi që Greqia të vazhdojë tyë punojë me partnerët”, i ka thënë Schultz.

Ndërsa Cipras ka deklaruar se me kreun e PE-së po diskuton për zgjidhje të nevojshme e të dobishme. Ndërsa në lidhje me luftën e ndaj evazionit, kryeministri grek u shpreh se do të taksojë të pasurit.

“Qëllim i përbashkët është punësimi dhe kohezioni social. Do t’i japim fund evazionit, do taksojmë të pasurit. Evropa do përparojë për të ardhme më të mirë, do ta kapërcejë krizën. Jemi optimistë për zgjidhjen e një të ardhme të përbashkët”, tha ai.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: