BRUKSEL– Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz deklaroi se marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jenë më të vështirë nën një presidencë të Donald Trumpit.

Në një intervistë me televizionin publik gjerman ARD, Schulz e krahason votën për Trumpin me votimin britanik për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, duke thënë se të dyja votat ishin një formë e votës së protestës.

Ministrja gjermane i Mbrojtjes, Ursula von der Leyen i është referuar fitores së Trump si një “goditje e madhe”.

“Mendoj se Donald Trump e di se kjo nuk ishte një votë për të, por një votë kundër Uashingtonit, kundër themeleve”, tha von der Leyen për ARD.

Trump do të bëjë betimin si president i 45-të amerikan më 20 janar për të pasuar Barack Obamën, presidenti i parë afrikanoamerikan. (ATA)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: