“Kështu jeton Schumacher sot”. Me këtë titull në kopertinën e saj Bild ndez shpresat e lexuesve për një përmirësim të shëndetit të kampionit të Formula 1, i cili pas pak ditësh do të festojë 50-vjetorin e ditëlindjes.

Janë rreth 10 ekspertë të shëndetësisë përfshirë fizioterapistë, infermiere dhe shoqërues- që ndihmojnë familjen Schumacher, për t’i qëndruar pranë Michael.

Zyra e vjetër e Schumi në pesë vitet e fundit është transformuar në një dhomë spitali e pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme. ’Asgjë nuk mungon për të përshpejtuar shërimin e Schumacher’ shkruan Bild, që raporton se si në dhomën e tij dëgjohet edhe zhurma e motorit të makinës së tij të vjetër të garave.
“Për pyetjen se si është sot Schumi nuk ka një përgjigje preçize’, shkruan Bild, duke shtuar që kampioni i Ferrarit nuk është më në rrezik për jetën.

Por ka gjithashtu një arsye se përse Schumacher pas aksidentit, pesë vite më parë, nuk është shfaqur në publik’, komenton tabloidi, duke lëshuar mistere.

E përditshmja raporton opinionin e një neurobiologu të Max-P-lank Institut,Tobias Bonhoffer, sipas të cilës ‘ në përgjithësi dëmtimi i cipës nervore të trurit dhe i palcës së kurrizit nuk mund të rikuperohen.
Ky është ndryshimi me të tjera pjesë të trupit njerëzor, si psh lëkura, apo mëlçia të cilat mund të rigjenerohen’, ndërsa në rastin e Schumacherit qelizat e dëmtuara të trurit nuk janë të mjaftueshme për të zhvilluar punën e tyre’. Për bashkëshorten e Schumi, Sabine Kehm, kam një konsideratë të lartë- vazhdon shkencëtari i cili shton se e admiron për mënyrën se si e përballon me përgjegjësi këtë situatë të vështirë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb