GJERMANI

Michael Schumacher kaloi pushimet e Krishtlindjeve dhe ditëlindjen e tij të 50-të, të cilën e festoi më 3 janar, në Majorca, në vilën e familjes së blerë disa muaj më parë nga bashkëshortja e tij Corinna në Port d’Andratx.

Sipas së përditshmes gjermane Bunte, Schumacher udhëtoi nga Zvicra drejt Spanjës me një helikopter. Në të thuhej se kampioni është parë jashtë oborrit të vilës duke marr rreze dielli.

Në vilën e cila ka kushtuar plot 30 milionë euro përvec familjarëve të tij kishte edhe disa truproja dhe një staf të tërë mjekësor. Ndërsa për sa i përket gjendjes së –ish kampionit të botës në Formula 1 informacionet janë shumë të pakta dhe të rezervuara.

Kujtojmë që pak ditë para ditëlindjes së Michael Schumacher bashkëshortja e tij Corinna publikoi një shënim në faqen zyrtare të Facebook të ish-pilotit gjerman.

“Ai është në duart më të mira të mundshme dhe ne po bëjmë gjithçka që është humanisht e mundur për ta ndihmuar atë. Ne ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë për një temë kaq të ndjeshme si shëndeti, diçka që Michael gjithmonë ka dashur”- shkruante ajo.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb