Krahas apelit për shmangie të dhunës dhe dialog, ambasadorja gjermane i bëri apel sot autoriteteve ligjzbatuese që të zbardhin sa më shpejt akuzat për krimet elektorale, që në vend njihen si dosja 339 dhe 184.

Në një deklaratë të Ambasades Gjermane thuhet se palët duhet të tregojnë tani gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke patur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjensitë e zbatimit të ligjit sipas legjislaciont në fuqi”, citohet në deklaratën e Ambasadës Gjermane. Sa i përket çështjeve kushtetuese ambasada kërkon që Për sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani rëndësi vendimtare ka rivendosja e shpejtë në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb