“Wind of Change”, kënga më e famshme e rockerëve gjermanë “Scorpions” do të ketë një tekst të ndryshuar tre dekada pasi u lançua për herë të parë.

Këngëtari kryesor i grupit të njohur të rock-ut “Scorpions”, lajmëroi se teksti i këngës së “Wind of Change” ka ndryshuar. Klaus Meine tha se arsyeja e këtij ndryshimi pas kaq vitesh ka të bëjë pikërisht me Rusinë. Ai tha se nuk donte më të “romantizonte Rusinë” me baladën e tij duke mos përmendur më vargje për parqet dhe lumenjtë e Moskës, pas luftës së Putin në Ukrainë .

“Të këndosh Wind of Change siç e kemi kënduar gjithmonë, kjo nuk është diçka që mund ta imagjinoja më”, tha Klaus Meine për Die Zeit . “Thjesht nuk është e drejtë të romantizosh Rusinë me tekste të tilla si: “Unë ndjek Moskën / Deri në Parkun Gorki…”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ai zbuloi se grupi i tij kishte vendosur të ndryshonte tekstin e këngës së tyre më të famshme gjatë turneut në SHBA dhe Evropë, i cili u hap në Las Vegas më 26 mars, një muaj pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

Teksti i rishikuar, i projektuar në një ekran prapa grupit, thotë: “Tani dëgjo zemrën time / Ajo thotë Ukraina / Duke pritur që era të ndryshojë”.

Edhe pse kënga u publikua mbi një vit pas rënies së Murit të Berlinit, në dhjetor 1990, ajo mbahet mend gjerësisht si kolona zanore e epokës së ndryshimeve ekonomike dhe sociale në ish-Bashkimin Sovjetik që paralajmëroi fundin e Luftës së Ftohtë.

Scorpions performuan Wind of Change në Portën e Brandenburgut në 10-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit në 1999 dhe ajo u votua si kënga e shekullit të 20-të nga shikuesit e transmetuesit publik ZDF në 2005.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb