Historia e 4-vjeçares Paige ka përlotur çdokënd që e ka lexuar. Ajo u thoshte të gjithëve se do të mbante lulet gjatë dasmës së dy prindërve të saj, por papritur u diagnostikua me kancer në tru dhe doktorët u thanë prindërve se vajzës i kishte mbetur shumë pak ditë jetë.

Prindërit e saj në bashkëpunim me tezen e vogëlushes arritën të organizonin një dasmë shumë të bukur në spital brenda 24 orëve.

Ceremonia e dasmës që kushtoi një mijë dollarë ishte shumë emocionuese për të gjithë familjarët e pranishëm. Prindërit nuk e shmangën dot shpërthimin në lot kur thanë pranoj dhe përqafuan vajzën e tyre në fund, të cilës nuk i ka mbetur edhe shumë kohë për të jetuar.
goca

vogelush

2e5c6fb087193a1f14289b320f4892f8
Paige ishte një vogëlushe e shëndetshme deri para dy muajve. Më pas ajo nisi të ndiente dhimbje të tmerrshme në kokë. “Ulërinte nga dhimbjet ndërkohë që luante. I kuptoi se i ka mbetur edhe pak kohë, thoshte vazhdimisht se nuk do ikte në qiell pa mbajtur lulet”,- tha për Daily Mail tezja e saj.

Pas vizitave mjekët zbuluan se Paige kishte tumor në tru në përmasat e një kokrre limoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: