Aktori Erion Isai që do të duhet të drejtojë Bashkinë e Kolonjës pas votimeve të 30 qershorit ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram një falënderim.

Ai falënderon njerëzit që i kanë besuar në këto vite, bashkëpunëtorët e ngushtë, ndërsa thotë se ky sezon i ri do ta mbajë larg ekranit.

STATUSI I PLOTË
Faleminderit që më ndriçuat! ?❤
Janë njerëzit që kanë shenjuar rrugën time artistike që 15 vjeç. Me ❤ faleminderit!
Për të veçuar Altin Bashën, për të artën mundësi, Portokallinë, dhe Ardit Gjebrea për besimin e skenarit dhe bashkëpuntorit të kënga magjike, dhe E diela Shqiptare. E sigurisht kolegun, vëllain tim, prej 12 vjetësh, Bes Kallakun! Unë nuk do të kem angazhim artistik në televizion në sezonin e ri (ndërsa lejen vjetore sigurisht që do ta shfrytëzoj për teatër ?) . Nuk e di nëse vërtet puna e përkushtimi im ka qenë këto vite më e mira, por di se puna me këta njerëz më ka bërë më të mirë!

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: