TIRANE

Një nga reperët më të pëlqyer shqiptarë, Ledri Vula, ka anuluar së fundmi të gjitha koncertet e tij. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi për ‘Prive.al’, megjithatë nuk ka dhënë asnjë arsye.

‘Prive’ shkruan se do të jetë në kontakt të vazhdueshëm dhe së shpejti do të bëhet publike dhe arsyeja e anulimit të koncerteve. Kohët e fundit Ledri ka publikuar këngën ‘Menemadhe’ në bashkëpunim me Mc Kresha dhe Lyrical Son, i cili ka qenë një sukses i vërtetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb