Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se statuti është ai që do të ndiqet për zgjedhjen e kreut të PD-së. Në një bashkëbisedim me qytetarët në ‘Facebook’, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, Berisha nënvizoi rëndësinë e statutit.

Sipas tij, analiza e zgjedhjeve do të bëhet në bazë të këtij statuti, përmes proceseve demokratike të partisë.

Mes të tjerash Berisha tha se nuk do të merret me Bashën, por me pengmarrësin e tij, Ramën. “Problemet madhore të PD u bë nga shkelmimi i statutit. Kryetari i ri i PD do të zgjidhet përmes statutit Jam i betuar dhe i vendosur të zbatoj statutin, i cili në të gjitha momentet kyçe jap pushtetin anëtarëve të PD-së. Kur them kryetar i PD-së humbet zgjedhjet lokale, dhe unë e quaj humbje, ndonëse zgjedhjet janë këto që janë. Analiza e zgjedhjeve do të behën në përputhjeje me statutin e PD-së. Paralel me ridimensionimin e lirisë dhe zbatimit të ligjit, Rama ka stisur një proces me dy pengjet e tij. Unë mund të them që pengun nuk ka forcë që e çliron nga pengmarrësi përveç se vullnetit të tij.”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë, pyetjes nëse ka ndonjë opsion për krijimin e një partie të re, Berisha shtoi:
“Kjo pyetje e juaja shtrohet nga qindra demokratë. Pse unë ndjek këtë rrugë?! Ky proces në Shqipëri ndaj forcës politike të madhe opozitare, është një proces i pashembullt në historinë e botës demokratike. Ky proces shënon një puç të paimagjinueshëm ndaj forcës politike opozitare dhe njëherazi, një proces për shkatërrimin e një kombi. Ky proces është më i hershëm, dhe nisi kur ambasadori i një vendi më mik, më të madh në botë, demonstronte para parlamentit kundër opozitës. Në një akt të pashembullt. Ky proces vazhdoi me McGonigal kur ishte në detyrë, përmes kontraktimit nga Rama, për të bërë gjuetarin e shtrigave. Ky proces vazhdoi me bekimin e zgjedhjeve të 25 prillit në kundërshtim flagrant, në raportin paraprak, në shkelje të rregullave. Pasi duhej që Rama të ishte në pushtet. Ky proces vazhdoi me akte të tjera të McGonigal. Treni ynë nuk ndalen. Ata që u përpoqën që ta na zhduknin, do të marrin turpin. Ne dëshpëruam ata që u përpoqën që të asgjësojnë PD-në si forcë politike sovrane të shqiptarëve. Kemi besim të plotë se kauza jonë do të triumfojë. PD ka nevojë për riorganizim. Do të bëjë çdo gjë për këtë proces. Është punuar. PD e shpëtoi hapja, Primaret, kandidatët e Lirisë. Pasi ajo do të ishte arkivuar në memorien e njerëzve. Nëse ne nuk matemi me këtë armik të egër, ky edhe në 25-ën dhe 35-ën, nuk njeh ligj e moral dhe me votë nuk ikën nga pushteti”.

Mes të tjerash ai ftoi deputetët që duan të krijojnë fraksion që të ulen dhe të bisedojnë, ndërsa i mbylli ‘derën’ e bashkëpunimit Bashës dhe Alibeajt. “Përveç Bashës dhe Alibravës, çdo demokrat është i mirëpritur. Deputetët të cilët duan të krijojnë fraksion janë të mirëpritur. Janë të mirëpritur, të ulemi të diskutojmë, debatojmë, si njerëz, si deputetë, me përgjegjshmëri të madhe për të ardhmen e PD.”, pohoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb