KRUJË- Një i moshuar nga Kruja ka tentuar t’i japë fund jetës por fatmirësisht denoncimi i fqinjëve e ka shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ku i moshuari me iniciale N.P., 91 vjeç, banues në Krujë, në gjendje depresioni ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri në banesën e tij.

Fqinjët e kanë dëgjuar të bërtiste dhe të kërcënonte se do vriste veten. “Nuk dua të jetoj më”, “do vras veten”, kanë qenë disa nga fjalët e 91-vjeçarit. Por pas lajmërimit nga fqinjët, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe e ka ndaluar, duke i marrë armët.

Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por fatkeqësisht ndaj tij ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë, (për shkak të moshës, sqaron policia), me akuzat për “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një armë zjarri, Pushkë, model 56, kalibër 7.62 mm;
• një automatik, model 56, kalibër 7.62 mm;
• 111 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: