“Nuk e di pse e kam bërë videon me celularin. Në atë moment më ka rënë djalli në mendje. E kam bërë kështu, nuk ka ndonjë arsye të veçantë”, janë këto fjalët e Taulant Malaj, duke pranuar fajësinë për vrasjen e vajzës së tij dhe shtetasit italian, si dhe plagosjen e të shoqes.
Mediat italiane raportojnë se Taulanti ishte i fiksuar se gruaja e tij e tradhtonte, e pikërisht me 51-vjeçarin Massimo De Santis, të cilin e la të vdekur.
Për këtë arsye ai kishte vënë dhe kamera në banesë, pasi dyshonte se ky i fundit takonte gruan e tij.
Sipas të njohurve, ai u përpoq të mos e linte kurrë vetëm Teftën, e cila në fakt rrallë dilte vetëm nga shtëpia. Ndërkohë ai ka treguar para oficerëve se gruaja e tij ka dalë edhe shëtitje me 51-vjeĻari, i cili e ka marrë atë me një makinë Maserati.
Sipas tij, gruaja e tij dhe fqinji italian, ishin në një lidhje prej më shumë se një viti.