Ajo njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, ndërsa herë pas here bëhet pjesë e mediave rozë. Bëhet fjalë për këngëtaren Rozana Radi, e cili sot ka bërë një postim në “Facebook” ku duket se dikush e ka mërzitur.

Përmes këtij postimi ajo thekson se preferon që dikush ta shohë me inat sesi t’i buzëqeshë në mënyrë të shtirur.

“Jam mësuar të lexoj mesazhe tallëse të njerëzve dhe i kam kapërdirë. Kam shikuar padrejtësitë që më janë bërë dhe kam mbyllur njërin sy. Kam mësuar të dëgjoj ‘fjalët’ e mençura të mendjemëdhenjve dhe të bie dakord me ta. Të gjitha këto nuk m’i ka mësuar shkolla, nuk m’i ka dhënë kush leksion, por m’i ka mësuar jeta. Dhe ajo që mësoi më shumë jeta është të urrej buzëqeshjen e shtirur. Jam shumë më e lumtur kur dikush më godet me një shpullë ballë-për-ballë, sesa një thikë pas shpine. Se di si qëndroni akoma në këtë “Facebook” dhe nuk fshini vetveten! Do mësohem dhe me këtë!”.
Rozana
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: