Liverpool ka humbur sonte me rezultat 2-0 në stadiumin “Rajko Mitic” në Beograd kundër Crvena Zvezdes. Një ndeshje që para saj u përcoll me mesazhe të ndryshme politike dhe u mor shumë e lehtë nga Liverpool dhe trajneri Jurgen Klopp nuk doli ashtu siç pritej.

Mungesa e Shaqirit u vu re sonte në këtë ndeshje pasi Liverpool nuk pati kreativitet në mesfushë, ashtu sikurse e pati para dy jave në Anfield Road. Liverpool nuk e angazhoi Shaqirin në këtë ndeshje për shkak të frikës për nxitjen e ndonjë incidenti duke iu referuar festimit të Shaqirit me shqiponjë në Moskë.

E quajti një qytet të mrekullueshëm por nga sot Beogradi do të mbetet qytet i zi në mendjen e Liverpoolit dhe trajnerit të kësaj skuadre, Jurgen Klopp.

Liverpool rrezikon tashmë kalimin e grupit në Ligën e Kampionëve, pasi dy ndeshjet e radhës të The Reds janë tepër të vështira, me Napolin dhe Paris Saint-Germain që po ashtu janë në vend të mirë për kualifikim.

Pjesa e parë e finalistit të Ligës së Kampionëve filloi paksa me e zbehtë, me serbët që kërkonin më shumë dhe disa herë ju ofruan portës së Alisson.

Mungesa e Shaqirit dhe një mesfushori u vu re shumë për Liverpool, pasi skuadra nuk krijoi shumë raste serioze para golit të portierit serb Milan Borjan.

Crvena Zvezda e nisi shumë më mirë pjesën e parë. Marko Marin pati mundësinë e parë për gol, ndërsa deri në minutën e 10-të serbët kishte momente kur e kishin përqindjen e topit deri në 65 për qind.

Pas kësaj, Zvezda e pati një mundësi të mirë për gol, me Pavkov por priti Alisson. Mundësia më e mirë në minutat e parë për Liverpoolin erdhi me Sturridge por ai goditi topin lart portës.

Serbët morën pësëri kontrollin e ndeshjes nga minuta e 20-të, ku në minutën e 22-të, Pavkoc shënon me kokë pas një ndërprerje.

Zvezda vazhdoi lojën dhe në minutën e 29-të shënoi edhe golin e dytë, kësaj radhe me një goditje nga larg nga Pavkoc që Alisson nuk arriti që ta priste.
Fundi i pjesës së parë i takoi Liverpoolit, por mungonte ana kreative e lojës së Reds, të cilët nuk arrinin që të depërtonin mbrojtjen serbe, ashtu siç bënë me Shaqirin para dy jave në Anfield Road.

Pjesa e dytë prapë i takoi Liverpoolit, që pati posedimin dhe disa herë ishte afër për të shënuar golin që do t’i mundësonte atyre ngushtimin e rezultatit dhe mandej barazimin e tij.

Klopp tentoi të bëj disa ndryshime, ku angazhoi Firminhon me të filluar pjesa e dytë. Ai largoi edhe Adam Lallanan, që ishte inekzistet në fushë sonte me Divock Origi, i cili pati impakt dhe ngjalli lojën e Liverpoolit por ishte vonë.

Crvena Zvezda arriti që të mbrohet mirë dhe Liverpool nuk kishte pothuajse asnjë alterinative për ta përfunduar në dobi të tyre këtë ndeshje.

Me këtë humbje Liverpool rrezikon shumë kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve pasi që ka edhe dy ndeshje të forta – Kundër Napolit dhe Paris Saint-Germain që po ashtu janë duke luftuar për një vend në fazën tjetër të kësaj gare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb