Së paku nëntë njerëz u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur forcat e sigurisë në Sudan hapën zjarr ndaj protestuesve jashtë selisë ushtarake në kryeqytetin Kartum. Sudani qeveriset nga Këshilli i Përkohshëm Ushtarak prejse presidenti Omar al-Bashir u përmbys nga pushteti, gjatë një puçi në muajin prill.

Protestuesit, në anën tjetër, kërkojnë që vendi të udhëhiqet nga një qeveri civile. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kartum tha se sulmet ndaj protestuesve “duhet të ndalen”. “Sulmet e forcave sudaneze të sigurisë kundër protestuesve dhe civilëve të tjerë janë të padrejta dhe duhet të ndalen”, shkroi ambasada në Twitter.

Bashir, i cili sundoi Sudanin për dekada, u rrëzua dhe u arrestua pas disa muajsh protesta kundër qeverisë së tij. Por, protestuesit i vazhduan tubimet, duke thënë se krerët e rinj ushtarakë janë vetëm vazhdim i regjimit të Bashirit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: