TIRANE

Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk Tolgahan shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Ish- Miss Shqipëria është në pritje të fëmijës së saj të parë, i cili është djalë.

Herë pas herë bukuroshja shqiptare poston detaje nga ditët e shtatzënisë, kujtojmë këtu rrahjet e zemrës së bebit, barkun e rrumbullakosur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po ashtu Almeda ka zbuluar dhe emrin e vogëlushit të saj, i cili do të quhet Effhan, ndërsa për sa i përket gjuhës që do ti mësojnë fëmijës së bashku me Tolgahan, ajo ka na treguar se do të mundohet t’i flasë vetëm shqip.

Ndërkohë Almeda ka vendosur të rikthehet në Tiranë dhe këtë periudhë të bukur të jetës së saj të takojë edhe familjarët e saj. Këtë e kemi mësuar nëpërmjet Instagramit të saj sepse ajo ka postuar një foto me gjyshin e saj dhe shkruan: “ Ai do të jetë një gjysh i mirë së shpejti”- shkruan Almeda në foto.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb