TIRANE – Xhensila Myrtezaj është duke shijuar ditët e fundit të shtatzënisë. Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe e shumë komentuar në media e rrjete sociale është në muajin e nëntë për pak ditë do të sjellë në jetë vogëushen e saj.

xhesnila-2

Gjatë kësaj kohe Xhensila ka qenë në qendër të vëmendjes dhe fotot e videot e saj me barkun e rrumbullakosur bënin xhiron e rrjetit. Ndërsa ditën e djeshme këngëtarja e ka fokusuar vëmendjen tek dhoma e vajzës që do vijë në jetë.

Untitled-1

Xhensila ka postuar një foto ku shihet se dhoma e vogëlushes do jetë e pikturuar me trëndafila të mëdhenj rozë, një ambient që të lë të mahnitur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb