TIRANE

Stine ka treguar shumëçka për karrierën dhe jetën e tij në një rrëfim për emisionin ‘Pasditja ime’ Këngëtari ka zbuluar se shumë shpejt do të publikojë albumin e tij më të ri, që përmban 20 këngë.

Dy prej tyre Stine i ka publikuar në platformat muzikore dhe pjesën tjetër pritet t’i nxjerrë në javët në vazhdim. Njëra prej këngëve “S’ka më ti dhe unë” duket se mbart një kuptim shumë të veçantë. “Kjo është kënga ’S’ka më ti dhe unë’ dhe këtu flas për atë ndarjen e shekullit”, – tregoi Stine.

Nga aq sa u dëgjua në emision, fabula flet për një çift që i ka dhënë fund papritur marrëdhënies dhe që pas ndarjes nuk mbetet asgjë mes tyre, por vetëm një këngë. Ndërkohë kujtojmë se vetëm pak muaj më parë, Stine i dha fund martesës me bashkëshorten e tij, Graciela, me të cilën ka dhe një vajzë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: