Mbi lëvizjen e papritur të maxhorancës për të mbledhur Kuvendin në seancë plenare pasditen e sotme,  ka reaguar edhe anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli. Përmes një postimi në rrjetet sociale Kadilli e etikon një vendim të tillë, të një Parlamenti që fshihet nga qytetarët.
“Çfarë do bëjnë do ta mbledhin “në mal”, apo do ta mbledhin në bunker?” pyet me ironi Kadilli.

Kuvendi do të zhvillojë sot pasdite seancë plenare për të zëvendësuar të enjten e shkuar, pasi kreu i këtij institucioni njoftoi shtyrjen e seancës për shkak të protestës së opozitës. Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetareve u vendos që seanca plenare të mbahet në orën 17:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb