Në GJKKO po zhvillohet seanca për çështjen e inceneratorit të Tiranës, për të cilin disa javë më parë Prokuroria e Posaçme paraqiti konkluzionet përfundimtare.

Ish-drejtori në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tushe, ka dërguar një letër nga burgu, ku deklaron se është i pafajshëm dhe se është burgosur pa gjyq.

Ai pretendon se ai dhe Bashkia e Tiranës janë përpjekur të bëjnë më të mirën dhe se për këtë koncesion nuk ka pasur asnjë ankesë në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

“Mua më kanë burgosur pa gjyq. Në lidhje me procesin e mbetjeve, unë por edhe Bashkia Tiranë jemi përpjekur të bënim më të mirën. Për këtë koncesion nuk pati asnjë ankesë në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Ne si Bashki për aq sa na takoi bëmë detyrën tonë. Me këtë standard që keni vendosur ju edhe punonjës të tjerë të administratës, mund të ndihen të rrezikuar dhe frikësuar. Kërkoj të shpallem i pafajshëm”, shprehet Tushe në letrën e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb