TIRANË- Është zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranës seanca e parë për vdekjen e gruas së portierit Alban Hoxha, e cila humbi jetën gjatë lindjes së fëmijës së saj të parë. Avokatët kanë kërkuar në seancë ekspertizë të re, por kjo gjë ka irrituar familjarët e viktimës, Doriana Haka, të cilët janë përplasur me të afërmit e mjekëve të akuzuar për mjekim të pakujdesshëm.

 

Përplasja ka ndodhur në korridoret e gjykatës së Tiranës pas seancës dhe ka ndërhyrë policia për të shuar sherrin mes familjarëve.

 

Babai i Dorianës ka hedhur akuza për manipulim të procesit dhe ka kërkuar drejtësi.

“Po përpiqen të manipulojnë procesin. Ekspertët ishin të shtetit, tani duan të tjerë. Kërkojmë drejtësi, vajza jonë ishte shumë mirë”, ka thënë Enver Haka.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb