TIRANE

Një parodi e ka konsideruar seancen e sotme deputeti i opozitës në parlament, Lefter Maliqi, në të cilën PS ka dorëzuar një rezolutë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.


“Me këtë akt, kërkoni të marrni edhe Presidentin, se së shpejti do të rrëzoni edhe kryetarin e KQZ, mos do e fusni në burg atë, këto janë turpe, skandale një parodi do shihni sot këtu. Unë po pres të vijë kryeministri Rama dhe do kem punë dhe procedurë edhe me të.” – u shpreh Maliqi, por në përgjigje ndaj tij, kryeparlamentari Ruci tha se nuk ka debat me kryeministrin në procedurë, duke i kujtuar se mund ta bëjë këtë gjë, në interpelancën e kërkuar prej tij me kreun e qeverisë.


(BalkanWeb)