SHBA-Videoja e filmuar nga kamerat e sigurisë, tregon momentin kur një fuoristradë përplaset në një pikë karburanti në Seattle dhe merr flakë.

Përplasja mes dy makinave në rrugë, mendohet të ketë qenë shkaku që njëra nga makinat ka përfunduar në stacionin e karburantit, duke shpërthyer në flakë.

Forcat zjarrfikëse janë përpjekur të shuajnë zjarrin dhe kanë arritur të lokalizojnë flakët. Kjo video është publikuar nga departamenti i policisë së Seattle.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb