Shqipëria do të përballet me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, në kualifikueset e Botërorit 2026. Sulmuesi i kuqezinjve, Taulant Seferi, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka analizuar shortin.
“Grup shumë i fortë. Duhet të jemi me kokën e ftohtë dhe me zemrën flak i kam thënë shokëve pasi mësova se na ra Serbia. Aty e kuptova që do të jetë një kompeticion emocional.
Ne grupin e kemi më të fortë se të Serbisë. Jemi shumë më të fortë, edhe pse lojtarët serbë luajnë në klube të mëdha.
E kam thënë që nëse jemi të gjithë bashkë ne shqiptarët, s’ka forcë që na del përpara. Shpresoj të jemi të bashkuar dhe po të jemi të bashkuar kemi për t’ia dalë”- tha ai për Klan Kosova.
(J.S/BalkanWeb)