Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, do të përpiqet të “mbërthejë” fort shansin për një duel botëror ndaj gjermanit Huk në peshën “cruiser”, ndërsa do të ndeshet me rivalin polak Tim Glovacki në Torun të Polonisë. Pavarësisht se luan në fushën e kundërshtarit, Seferi beson se do të arrijë ta fitojë duelin e vështirë. “Për mua është shumë domethënës fakti që do të kem pranë tifozët shqiptarë. Do të ketë një prani të madhe të tyre në sallë dhe kjo do të më bëjë të ndihem si në shtëpi.

Gjithashtu ka dhe shumë tifozë të huaj që do të vijnë posaçërisht për të më përkrahur mua mbi ring. Unë do të bëj maksimumin për të mos i zhgënjyer tifozët e mi dhe premtoj që do të arrij t’i shkaktoj humbjen e parë kundërshtarit Tim Glovackit, që në 23 ndeshje është ende i pathyer”, deklaroi “Tajsoni” shqiptar, Nuri Seferi.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: