TIRANE

I ftuar në emisionin ‘A Show’ në News24, analisti Neritan Sejamini ka komentuar aktualitetin politik si dhe protestën e opozitës.

Neritan Sejamini u shpreh se qeveria ka një ekip për propagandën dhe se krijoi idenë se do kishte dhunë në protestë. Ai tha se fundi i kësaj krize politike do të përmbyllet me  zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Reagimi i parë që ka bërë Rama me situatën politike është përpjekja për ta trajtuar atë me propagandë. PS ka një ekip për propagandën. Është një veprim i zgjuar sepse të tjerët do vijnë nga mbrapa. Ajo që qeveria u përpoq të bënte është se protestën u përpoq të thoshte se kjo opozitë do të vijë me dhunë në pushtet. Ata krijuan idenë që kjo protestë do jetë  dhunshme për të cdekurajuar njerëzit që të merrnin pjesë në protestë. E vetmja viktimë e kësaj ishte shkulja e një kërpudhe. Kjo bëri efektin e vet, por dhunë të mirëfilltë nuk pati. Këta filluan të lëvizin edhe nga ana vizive duke rrethuar parlamentin me tela dhe duke shkëputur valët e telefonit.

Propaganda luan me emocionet dhe me ndjeshmërinë. Qëllimi është që Basha të duket i dobët dhe ai nuk është faktor. Elementi i tretë që është elementi i turlisë politike. Duan të japin idesë se kjo gjë do pengojë integrimin. Thirrja e PS se do kthehet Berisha është tipike autoritare.  Problemi që ka opozita sot është se është e dobët ne opinion publik. Gjasat janë që zgjedhjet parlamentare do bëhen më herët se në vitin 2021. Fundi i kësaj krize janë zgjedhjet e parakohshme”- tha Sejamini.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: