Neritan Sejamini në rubrikën Opinion në News24 tha se Partia Demokratike nuk mundet që në 30 vjet të varet nga z. Sali Berisha.

Sejamini tha se në kushtet që Berisha ndodhet në ‘arrest shtëpie’ vijon ende të besohet apo të kihet shpresë te ish-Kryeministri.

“Z. Berisha ka një ndikim të jashtëzakonshëm te anëtarësia dhe askush nuk mund ta rivalizojë, por kjo nuk është gjë e mirë për Partia Demokratike. Me vjen keq sot kur dëgjoj edhe zyrtarë apo drejtues të PD-së që i kanë varur shpresat te z. Berisha, kur ata mund të ishin si alternativë për të drejtuar PD-në”, tha Sejamini.

Ai tha se masa e sigurisë së Berishës sigurisht që kanë ndikim te ata që kanë varur shpresat apo besojnë se vetëm kreu i PD-së mund të sigurojë fitoren.

“Opozita nuk duhet të harrojë detyrën e saj kryesore: të mbledhë vota, të mbledhë qytetarët. Nëse PD merr 800 mijë vota, edhe vjedhja e votave nuk ka asnjë ndikim, por kur merr 500 mijë vota, do i vidhen”, tha Sejamini.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb