Analisti Neritan Sejamini me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se vendimi i Gjykatës së Durrësit për t’i dhënë mandatin e kryebashkiakes Valbona Sakos është shkatërrim i shtetit të së drejtës.


Sejamini thekson se ky vendim është dhunim i ligjit dhe i çdo koncepti të drejtësisë, kurse shton se jetojmë në një kohë që një regjim ushtron dhunë kriminale kundër Kushtetutës së vendit dhe kundër qytetarëve shqiptarë.


Postimi i Neritan Sejaminit:


Veprimi i Gjykates se Durresit qe hodhi poshte nje vendim te sajin, duke e rigjykuar te nesermen ne te njejtin nivel gjykate, eshte shkaterrim i shtetit te se drejtes dhe dhunim i çdo ligji, standardi e koncepti te drejtesise.

Ky veprim eshte dhune e paster: dhuna e nje regjimi autokratiko-kriminal kunder Kushtetutes, kunder demokracise, kunder qytetareve.

Por baballaret e reformes ne drejtesi, qindra punonjes te drejtesise, qindra “intelektuale” fjaleshume mediatike dhe diplomatet, zakonisht, te zhurmshem ne Tirane kane heshtur, sikur te mos kete ndodhur asgje.

Heshtja eshte interesi i te gjitheve. Baballaret e reformes heshtin sepse kjo eshte drejtesia qe duan dhe qe me ne fund e arriten: në sherbim te tyre, per interesa politike dhe korruptive; punonjesit e drejtesise heshtin se kane frike nga vetingu dhe nga hakmarja e baballareve te reformes; intelektualet mediatike heshtin se ata ushqehen nga meshira e baballareve te reformes; diplomatet e huaj, disa prej tyre, bashkebaballare ose vartes te bashkebaballareve te reformes, heshtin sepse duan te fshehin deshtimin spektakolar te eksperimentit te tyre arrogant dhe medioker.

Viktimat e heshtjes vetesherbyese te tyre jane njerezit e thjeshte, demokracia, stabiliteti i Shqiperise dhe e ardhmja e shqiptareve.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb