TIRANË-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një deklaratë për mediat të mbajtur pasditen e sotme ka deklaruar se, ekonomia shqiptare mbetet në një trajektore pozitive zhvillimi.

Gjithashtu, Sejko ka bërë me dije se, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë me 0.25% normën bazë të interesit, ndërsa ka saktësuar se, “inflacioni në tremujorin e parë të vitit rezultoi në shifrat 0.7%”.
“Sipas të dhënave të INSTAT, ekonomia u rrit me 2.2% në fund të vitit 2015. Sistemi bankar duhet të tregohet më kurajoz në vendimet e tij për kreditim”, ka thënë më tej Sejko.

Sa i takon klimës së biznesit në ekonominë shqiptare, guvernatori ka theksuar se, “ajo vazhdon të mbetet e luhatshme”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: