Guvernatorit i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Forumin për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, të organizuar nga “Euromoney”.
Në forum u diskutuan zhvillimet më të fundit ekonomike në vendet e Evropës dhe më gjerë ku gjatë fjalës së tij Guvernatori Sejko u shpreh se qëndrimi i politikës monetare të BQE-së ka një ndikim të fortë dhe të drejtpërdrejtë në ekonomitë dhe sistemet financiare të rajonit, si rezultat i afërsisë gjeografike të tregjeve, integrimit financiar, si dhe konvergjencës më të fortë ciklike. Në këtë perspektivë, qëndrimi aktual akomodues i politikës monetare në Eurozonë ka qenë në përputhje me politikën monetare lehtësuese të ndjekur nga Banka e Shqipërisë. Po ashtu, shtrëngimi i kushteve monetare në Eurozonë pritet të ndodhë afërsisht në paralel me reduktimin e stimulit monetar në Shqipëri.

Me rëndësi të veçantë ishte paneli i guvernatorëve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore kushtuar politikës monetare. Në këtë panel, pjesë e të cilit ishte dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ishin të pranishëm gjithashtu: Guvernatorja e Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë, zj. Anita Angelovska Bezhoska, Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi, z. Nikola Fabris, Guvernatori i Bankës Kombëtare të Gjeorgjisë, z. Koba Gvenetadze.

Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko bëri një ekspoze të situatës ekonomike dhe financiare shqiptare. Ai theksoi se Shqipëria po përjeton një rimëkëmbje të qëndrueshme ciklike, me rritje të përshpejtuar gjatë tre viteve të fundit, duke e afruar ekonominë vendase drejt ekuilibrit.

Gjithashtu, Guvernatori Sejko u shpreh se qëndrimi i politikës monetare të BQE-së ka një ndikim të fortë dhe të drejtpërdrejtë në ekonomitë dhe sistemet financiare të rajonit, si rezultat i afërsisë gjeografike të tregjeve, integrimit financiar, si dhe konvergjencës më të fortë ciklike. Në këtë perspektivë, qëndrimi aktual akomodues i politikës monetare në Eurozonë ka qenë në përputhje me politikën monetare lehtësuese të ndjekur nga Banka e Shqipërisë. Po ashtu, shtrëngimi i kushteve monetare në Eurozonë pritet të ndodhë afërsisht në paralel me reduktimin e stimulit monetar në Shqipëri.

Për këto arsye, Guvernatori vlerësoi se Shqipëria nuk do të ketë efekte të forta negative nga përfundimi i programit të lehtësimit monetar të ndjekur nga Banka Qendrore Evropiane. Sipas tij, flukset hyrëse të investimeve të huaja në Shqipëri kanë qenë të natyrës së drejtpërdrejtë, në prodhimin e energjisë dhe të burimeve natyrore, prandaj kjo nuk do të sillte një largim të kapitalit apo stres të borxhit. Ai shtoi se ekspozimi i sektorit privat shqiptar në tregjet e borxhit është minimal, kjo pasi biznesi shqiptar financohet në masë të madhe përmes fondeve private ose nëpërmjet sektorit bankar vendas.

Më tej, diskutimi vijoi në lidhje me politikën monetare të ndjekur nga Rezerva Federale, shoqëruar me një forcim të dollarit kundrejt euros në tregjet ndërkombëtare të valutës. Shtrëngimi i kësaj politike, sipas Guvernatorit, nuk do ta prekte Shqipërinë drejtpërdrejt, përveç ndikimeve të zakonshme negative mbi çmimet e karburantit dhe të lëndëve të para.

Gjatë diskutimeve të Panelit, Guvernatori theksoi gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve për një integrim sa më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, në funksion të përshpejtimit të ritmit të rritjes ekonomike, të rritjes së mirëqenies shoqërore, si dhe të ankorimit sa më të mirë të perspektivave afatgjata të zhvillimit të vendit. /Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb