Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha sot se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë sulmin e qeverisë siriane në provincën Idlib, të cilën kryengritësit e konsiderojnë si një përshkallëzim të konfliktit në Siri.

“SHBA e sheh këtë si një përshkallëzim të konfliktit tashmë të rrezikshëm”, shkroi Pompeo në Twitter.

OKB dhe vendet perëndimore kanë reaguar ndaj sulmit të qeverisë siberiane, duke pohuar se në Idlib mund të ndodh kriza më e madhe humanitare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: