Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të plotë të Maqedonisë,  por edhe për rrugën e saj drejt BE dhe NATO.

Gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, zyrtari amerikan  shtoi se një zgjidhje përfundimtare e emrit me Greqinë do të ndihmojë të dyja vendet.

Ndërkohë ministri i jashtëm maqedonas, nënvizoi faktin se me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, i gjithë rajoni do të jetë më i sigurt.

“Anëtarësimi ynë i merituar në NATO do të kontribuojë në ndërtimin e një Maqedonie me prosperitet dhe të sigurtë, e cila është e rëndësishme për të gjithë rajonin”-tha ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov.

Kujtojmë se me 30 shtator, qytetarët e Maqedonisë do të dalin në referendum për të përcaktuar fatet e vendit, nëse duan të shkojnë në Europë apo do vijojnë të bashkëjetojnë me konfliktin dhe mosmarrëveshjen me Greqinë.

( n.m/ Balkan Web/ )

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb