Projektbuxheti i vitit 2020 për Gjykatën Kushtetuese po diskutohet sot në Komisionin e Ligjeve. Sekretari i Përgjithshëm i Kushtetueses, Eugen Papandili, tha se për vitin 2020 ky institucion ka ulje në buxhet.

Sipas tij, janë hequr 3 milionë lekë të reja për shpenzimet operative. Por, për deputetin socialist, Bashkim Fino, kjo deklaratë nuk është e vërtetë, pasi buxheti për Gjykatën Kushtetuese është në rritje dhe i mjaftueshëm për aktivitetin e saj.

Papandili: Per vitin 2020, kemi ulje ne buxhet. Na kane hequr 3 milionë leke te reja nga zëri i shpenzimeve operative. Kerkese sa i takon ambienteve te GjK, qe jane te vjetra, dhe anertaret e rinj te GjK kane nisur pune. Nuk eshte marre parasysh kerkesa per rikonstruksion.

Bashkim Fino: Buxheti per GjK eshte ne rritje dhe i mjaftueshem per aktivitetin e saj. Ne vitin 2019 jane harxhuar vetem gjysma e buxhetit per mallrat e shpenzimet. Persa i takon investimeve, duhet te beni analize financiare per investimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb