AFGANISTAN

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar sulmin terrorist në një ceremoni martesore në Kabul, ku u vranë 63 persona.

“Sekretari i përgjithshëm dënon sulmin e tmerrshëm terrorist gjatë një ceremonie martesore në Kabul ku mbetën të vrarë 63 njerëz dhe u plagosën më shumë se 180 të tjerë,” tha zëdhënësi i Guterres Stephane Dujarric.

Guterres shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin e Afganistanit dhe u uroi të plagosurve shërim të shpejtë. Përgjegjësia për sulmin e djeshëm është marrë nga një degë e Shtetit Islamik në Afganistan.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb