Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha sot se dërgimi i sistemeve të mbrojtjes në Ukrainë, si sistemi Patriot dhe të tjerë, është vendimtar për mbrojtjen e infrastrukturës dhe popullit ukrainas, nga agresioni rus.
“Çelësi është zhbllokimi i investimeve ekonomike në Ukrainë. Është puna numër një për Ukrainën dhe Aleancën, por është vetëm një pjesë e paketës që kemi bërë së bashku”, tha ai në Uashington gjatë punimeve të Samitit të NATO-s.
Zyrtari amerikan tha se “në këtë moment” dërgesa e aeroplanëve luftarakë F-16 të ofruara nga Danimarka dhe Holanda po shkojnë në Ukrainë.
(BalkanWeb)