Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, më pak se një muaj përpara se aleanca perëndimore të mblidhet në takimin e saj vjetor në kryeqytetin amerikan.

Ndërsa Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut shënon 75 vjetorin, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg mbërriti në Uashington për diskutuar planet për takimin e korrikut, ku do të flitet për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën në luftën kundër agresorit rus.

Presidenti Joe Biden e vlerësoi punën e aleancës duke thënë se një “numër rekord” vendesh po përmbushin angazhimin ndaj NATO-s për të shpenzuar për mbrojtjen të paktën 2 për qind të prodhimit të brendshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: