SHBA

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u shpreh se Vladimir Putin përbën një kërcënim për demokracinë, shkuan atsh. Pompeo bëri këtë deklaratë gjatë vizitës në Sllovaki, një nga ndalesat e turit të tij në Evropën Qendrore, që ka synimin për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës.

“Vladimir Putin është i vendosur të minojë demokracitë në mbarë botën, mos u mashtroni. Ne duhet të jemi shumë të sinqertë për këtë temë”, deklaroi Pompeo në prani të studentëve të gazetarisë në Bratislavë.

Ai më pas paralajmëroi sllovakët mbi nevojën “për t’u mbrojtur kundër mjeteve ekonomike dhe formave të tjera të vendosura nga Kina, për të krijuar varësi dhe manipuluar sistemin tuaj politik”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb