Një tjetër denoncim vjen nga Saranda dhe sërish është koalicioni opozitar që shpreh shqetësime në lidhje me zgjedhjet.

Në një deklaratë për mediat, PD pretendon se në KZAZ 93 të Bashkisë së Konispolit po shkelet ligji. Kandidatja për deputete, Ina Zhupa shprehet se shefja e Gjendjes Civile në këtë Bashki është njëkohësisht edhe nënkryetare e KZAZ.

Gjithashtu, Zhupa tha se Julian Lako, nënkryetar i Bashkisë Konispol, njëkohësisht sekretar i KZAZ, ka humbur bulën.

Deklarata 

KZAZ 93 e bashkisë Konispol po funksion në shkelje të ligjit nga dy funksionar të administratës publike që përdoren si vegla elektorale.

Përgjegjësja e Gjendjes Civile, Eva Uzeir, që nxjerr listat e zgjedhësve është njëkohësisht edhe nënkryetare e KZAZ që pret listat e zgjedhësve.

Nënkryetari Bashkisë Konispol, Julian Lako, njëkohësisht sekretar i KZAZ, humb vulën e KZAZ 93! Shkelje flagrante e ligjit dhe e sigurisë së procesit zgjedhor. Vula nuk lëviz nga KZAZ dhe përdoret vetëm kur ka kolegjialitet, nuk është objekt që merret si përdorim personale nga sekretari.

Organet kompetente të marrin masa urgjente, Partia Demokratike ka përgatur kallëzim penal për Z.Lakon.

Ndërkohë përfaqësuesi ynë në KQZ do kërkojë sipas kodit zgjedhor shkarkimin e menjëhershëm të dy funksionarëve publik që përfaqësojnë PS, në KZAZ 93.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb