Dikur 7 mrekullitë e botës por evoluimi i teknologjisë dhe shkencës ka bërë që të dalin mrekulli të tjera. Këtë herë flasim për ato arkitekturore. Janë disa vepra arti në kuptimin e mirëfilltë të fjalës të ndërtuara nëntokë për arsye të ndryshme. Duke filluar nga një park lojërash në Rumani i ngjashëm me një minierë kripe e deri tek një katedrale në Kolumbi 200 metra nën dhe, ka një larmishmëri vendesh të pabesueshme thellë nën tokë, që presin të eksplorohen. Njihuni me to!

1. Stacioni i metrosë Radhuset në Suedi
Nëntoka si mënyrë udhëtimi më së shumti është e frikshme për shumicën e njerëzve. Radhët e gjata, shtypja në radhë dhe stresi. Metroja e Stokolmit është nja bastion konceptimesh e projektimesh nëntokësore dhe stacioni i metrosë Radhuset u jep udhëtarëve përshtypjen e Ferrit të Dantes.

Për pjesën saj e brendshme si shpellë, me ngjyrë të kuqe të errët dhe si magmë vullkanike, nuk është e nevojshme të shoqërohesh nga poeti i lashtësisë Virgjil për kaluar. Por ka një sharm djallëzor në këtë konceptim të viteve ’70. Është një nga mrekullitë e shumta nën tokë, që gjenden në mbarë botën.

coober-pedy-australia-pool-bar
2. Coober Bety, Australia
Desert Cave është hoteli me një pjesë shumë të madhe nëntokë. Shkak janë temperaturat e larta. Ky hotel përdoret gjerësisht për pishina, si shtëpi dhe për më tepër në të ka dhe një kishë ortodokse serbe.

turda-salt-mine-super-169
3. Turda Salt Mine- Rumani
Prej 280 miljesh të Bukureshtit ne Transilvani, Salina Trusda është njohur si miniera nëntokësore e kripës që prej periudhës romake. Ajo i ka dhënë mjaft pasuri mbretërve hungarez. Më pas është përdorur si pikë strehimi gjatë luftës së dytë botërore.

tokyo-metropolitan-area-outer-underground-discharge-channel
4. Zona Metropolitane e shkarkimeve të kanaleve të jashtme, Tokio, Japoni
E ndërtuar 72 këmbë poshtë në Tokio, duket si një Katedrale e madhe. 580 këmbë e madhe, 560 këmbë e gjerë, 59 këmbë e gjatë gjithashtu dhe 59 shtylla nga 500 ton secila janë dashur 13 vjet për tu ndërtuar e gjitha. Kjo ndërtesë ka si funksion kalimin e ujit kur në qytet ka përmbytje. Ky lloj kanalizimi shmang përmbytjet ne qytetin e Tokios.

salt-cathedral-of-zipaquir
5. Katedralja e kripës në Zipaquira, Kolumbi
Kjo katedrale është e ndërtuar në 660 këmbë nën tokë. Në 1950 kjo katedrale fillimisht përdorej për tu lutur nga punëtorët para ndryshimeve, më pas u inaugurua ne 1954 në emër të “Zonjës Sonë të Rosary”, mbrojtëses së shenjtë të minierave. Tani përdoret nga turistët ose si shtëpi arti për artistët.

pionen-data-center

6. Pionen, Mali i ruajtjes së të dhënave Suedi
Dikur ka qenë një bunker i lëndëve nukleare tani është kthyer në një zonë për të ruajtur të dhënat më të fshehta. Më parë ka qenë e përdorur për të ruajtur të dhënat e Wikileaks. Tani ngjason me skena të filmave të James Bond.

yerebatan-basilica-cistern

7. Bazilika Yerebatan Turqi
Në foto paraqitet një cisternë që daton nga shekulli i gjashtë, u ndërtua për Justinianus si një rezervuar nëntokësor. Cisterna ra në sy të keq nën sundimin osman (që preferonin ujin e rrjedhshëm).

paris-catacombs

8. Katakombet Paris, Francë
Në fund të shekullit të 18-të, Parisi pati një problem, varrezat ishin plot! Në përdorim u futen varrezat nëntokësore ku u varrosën të vrarët e luftës, të ekzekutuarit në gijotinë, përfshirë dhe emra të famshëm.

balaklava-submarine-crimea

9. Kompleksi muzeal Naval, Krimea
Dikur një e fshehtë e madhe e objekteve ushtarake, Balaklava Neval kompleks strehoi nëndetësen USSR gjatë luftës së ftohtë. Ajo u mbajt në një kujdes të veçantë, n.q.s do të kishte shpërthyer do ishte 6-7 herë me e fortë se Hiroshima.

bounce-below-wales

10. Bounce Below, Uells
Një minierë 176-vjeçare së fundmi është kthyer në një shesh lojërash nëntokësore. Investimi për këtë shesh kapi shifrën 920,000 dollar.

down-street-underground-station

11. Stacioni i poshtëm, Angli
Londra është e mbushur me 40 stacione në të gjithë rrjetin e saj. Ajo u hap në vitin 1907 por u mbyll në vitin 1932. Autoritetet përmendën mungesën e popullaritetit. Para ndërtimit të bunkerit të Çerçillit kjo është përdorur për mbledhjet sekrete të Luftës së Dytë Botërore. Që prej atëherë ajo është braktisur. Hapësira sugjerohet të përdoret për teatro ose hapësira kulturore.

london-cabinet-room

12. Dhomat e kabinetit të luftës në Angli
Stacioni i poshtëm u braktis për Dhomat e Kabinetit të Luftës një jave para se të fillonte lufta e 2-të botërore. Këto dhoma pritën 115 takime të kabinetit. Këto dhoma kanë qenë në përdorim deri në gusht të vitit 1945, dritat u fikën pas 6 muajsh. Tani këto dhoma janë hapur për vizitorët duke i kthyer në muze.

kariz-kish-iran

13. Kariz-e-Kish, Iran
Në ishullin iranian të Kishit në Gjirin Persik qëndron një sistem nëntokësor i ujitjes që parapriu romakët dhe ujësjellësit e tyre. Quhet “qanat”, sistemi 2,500-3,000-vjeçar transporton ujë mali përmes kanaleve nëntokësore në të gjithë ishullin e thatë koral. Tunelet, që shtrihen për më shumë se 5 milje janë kthyer në një tërheqje për publikun.

wieliczka-salt-mine

14. Wieliczka, miniera e kripur, Poloni
Kjo është një minierë kripe e cila është pjesë e UNESCO-s, Trashëgimisë Botërore. E cila ka qenë një minierë funksionale që prej shekullit të 13-të në Poloni. është përdorur edhe për industrinë e filmit.

greenbrier-bunker
15. Resorti Greenbier, SHBA
Resorti në Virxhinia Perëndimore është i pakrahasueshëm. Kjo që shihet në foto është ndërtuar fillimisht si një pikë evakuimi e Kongresit Amerikan në rast sulmi bërthamor, në të janë llogaritur të jenë të tëra shërbimet deri edhe tek një sallë operimi për dhëmbët. Nga 2006 është kthyer në një nga vendet më të vizituara.

(i.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: