Violinisti i mirënjohur Florian Vlashi dhe Grupo Instrumental Siglo XX po përgatiten për koncertin e datës 25 prill në Akademinë Mbretërore të Arteve të Bukura, Madrid, ku për herë të parë do të luhet kuartet i kompozitorit, Feim Ibrahimi , shkruar 28 vite më parë.

Me të drejtë Florian Vlashi e cilëson këtë muzikë si “sekreti i fundit i Feim Ibrahimit”.

Vlashi thotë se është i vetmi kuartet i Feimit.

“I pabotuar, i pa luajtur kurrë , askush s´kish dëgjuar më parë për të. Ishte në mes të partiturave të tij si dorëshkrim, si një letër intime. As vetë Feimi, nuk ka lënë ndonjë shënim për të dhe, mos luajtja e tij, mbetet një enigmë. Eshtë një vepër e bukur, me një thjeshtësi prekëse, plot poezi, humor dhe brengë. Ka momente që me kujton kuartetin nr 2 te Janaçekut te quajtur…”Lettres intimes”, shprehet violinisti.

“28 vite ?! Duket sikur ka pritur kaq gjatë që të luhet në zemrën e Madridit, në Akademinë Mbretërore të Arteve të Bukura, në praninë e veprave te Velasquez, Murillo, Picasso, Dalí… dhe 13 pikturave te Francisco Goya-s. Sepse vetem ato mund ta kuptojnë më mirë se kushdo tjetër sekretin e fundit te artit”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: