Detaje të tjera kanë dalë në media pas publikimit të videos që tronditi qeverinë e Austrisë, ku zëvendës kancelari Johann Gudenus bën pazare për tendera publikë me një manjate ruse.

Heinz-Christian Strachei premtoi kësaj të fundit fitimin e tenderave në rast se partia e tij FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë.

Videoja e shpërndarë nga “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” bën fjalë edhe për një ide të oligarkes, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë “Kronen Zeitung”, që të mbështeste në fushatë partinë e djathtë të Gudenus.

Në fakt, ajo ishte një prostitutë që futi në lojë politikanin e lartë austriak, ndërsa së fundmi mësohet se pas bisedës ata kanë kryer marrëdhënie seksuale duke konsumuar edhe kokainë.
“Biseda e videos shoqërohet me seks të egër dhe kokainë”, shkruajnë mediat austriake.

Johann Gudenus dha dorëheqjen pas skandalit, ndërsa Austria tashmë do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi kancelari Kurz tha se nuk mund të qeveriste më me partinë e ish-aleatit të tij.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb