MOSKE – Prezantuesit rus, Dimitry Nikolaev i ka kushtuar shumë shtrenjtë aventura me një bionde të panjohur. 30-vjeçari tha se e kishte njohur vajzën në një bar dhe pas pak minutash kishin vendosur të shkonin bashkë në sauna, ku janë puthur dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale. Deri këtu nuk ka asgjë për tu çuditur, por pas kësaj prezantuesi përfundoi në spital.
Vetë Nikolaev deklaroi për LifeNews.Ru se ishte zgjuar në sauna me dhimbje të forta poshtë barkut dhe pasi shkoi në spital mjekët i thanë se e kishin droguar dhe dikush, ekspert në tredhje, i kishte hequr testikujt.
Policia ruse ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa dyshohet se 30-vjeçari ka rënë në grackën e një bande kriminale që shet organe njerëzore në tregun e zi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb