CĒRRIK- Një 23-vjeçar nga Cërriku e ka pësuar keq, pasi kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Emiljan Xhika u ndalua, pasi në darën 17 gusht në fshatin Banjë në mjetin e tij dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik, bënë ndalimin e shtetasit:
– Emiljan Xhika, 23 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë.
Ndalimi i tij u bë pasi më datë 17.08.2017 në fshatin Banjë në mjetin e tij dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur” parashikuar nga nenet 100 dhe 103 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: