TIRANE- Ka nisur më në fund të “nxehet” loja në “Big Brother”. Edhe pse dy javë nga fillimi i edicionit të tetë, çiftet nuk janë krijuar vetëm në lojë, por edhe partner, madje nga ata që ndajnë krevatet.

Alba dhe Diedoni duket se kanë një flirt mes tyre, aq sa edhe shpenzojnë shumë kohë në krevat. Djali nga Kosova dhe Alba kanë vendosur të ngrohin njëri-tjetrin, pamjet natyrisht që nuk kishin sesi të mungonin edhe live. Duke përfituar nga dritat e fikura të dy kanë shkëmbyer puthje të nxehta, teksa shihet qartë që mes dy të rinjve marrëdhënia i ka kaluar kufijtë e flirtit.

Mbetet për tu parë nëse të dy, të cilët njihen si mendjehapur, do të pranojnë se kanë kryer edhe marrëdhënie seksuale brenda “Big Brother”-it.

(ma.ar/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: