ITALI- Dy të dashuruar të kapur nga pasioni i papritur mbetën të mbyllur në bagazhin e makinës së tyre. Çifti është detyruar të telefonojë 113-ën për t’u liruar. Kjo ndodhi në Brescia, një natë më parë.

Personazhet e kësaj ngjarje janë një maroken 54 vjeç dhe një grua italiane, të cilët kishin harruar se dera e bagazhit të automjetit që kishin nuk hapej nga brenda.

Ata kishin ndaluar në një zonë si të fshehur, në zonën industriale të Brecsias, kanë kaluar nga bagazhi dhe pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale kanë ngelur brenda. Fatmirësisht çifti kur ka vënë re se ishin në “kurth” kanë patur me vete celularët dhe kanë lajmëruar policinë. Karabinierët e kanë patur të vështirë të gjejë automjetin, për shkak të errësirës dhe zonës pyjore por janë ndihmuar nga GPS e celularit për të lokalizuar zonën. Dy të dashuruarit pavarësisht sikletit kanë falënderuar policinë për ndihmën, të lumtur që i shpëtuan rrezikut.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: