DUBAI- “Një burrë pasiv dhe një grua shumë kërkuese. Gjithçka ka ndodhur në Dubai, ku një grua ka kërkuar të divorcohet nga burri, pasi ai ishte shumë gjumash dhe nuk i përmbushte dëshirat seksuale.

Përpara gjykatësit gruaja ka shprehur arsyet krizës martesore: Ai nuk ishte në gjendje ta kënaqte poshtë çarçafëve.
Gruaja ka deklaruar se burri i saj bën seks 3 ose 4 herë në javë, ndërsa ajo në të kundërt kishte pretenduar për marrëdhënie seksuale të 2 apo 3 herë në ditë.

Pasi ka provuar çdo mënyrë, gruaja ka zgjedhur si rrugëzgjidhje divorcin.

Por me sa duket Gjykata e Dubait jep më shumë të drejtë burrit. Sipas gjyqtarit, “të bësh tre apo katër herë seks në javë nuk mund të konsiderohet si dëm i mjaftueshëm për të zgjidhur martesën”, raporton për Gulf News një burim i brendshëm nga gjykata.

Por ky justifikim nuk e ka qetësuar aspak gruan. Burri është detyruar ti nënshtrohet një ‘check up’ mjekësor për të vërtetuar aftësitë e tij seksuale. Ndërkaq procesi nuk ka përfunduar ende.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: