Deputeti Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e 50 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Tiranës ditën e djeshme.

Ai u shpreh se Prokuroria e Tiranës ka bërë në një ditë atë që Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion nuk e ka bërë në disa vite.

Postimi:
Prokuroria e Tiranes godet 50 mil euro, ndersa SPAK arken e sardeleve dhe tub oksigjeni per Ramen e Veliajn!
Prokuroria e Tiranes sekuestroi 50 milion euro pasuri te gjeneruara nga narkotrafiku.
Pra prokuroria e vetem nje qyteti ndermerr nje aksion me permasa te tilla.
Po SPAK si instrument i posaçem i ngritur me ligj te vecante e me nje thes me atribute e kompetenca ligjore per cfare dreqin perdoret, cfare dreqin ben, per ç’dreq u ngrit u pagua dhe u duartrokit ne shqip dhe anglisht?
SPAK-u me regji merret me arken e sardeleve te nje zv.ministreje, apo me kombajnen e fshatit, apo me trukimin dyshuar te nje ndeshje futbolli te kategorise se dyte, apo me burgosjen e turpshme, e te neveritshme te Sali Berishes
Ndersa me Edi Ramen dhe Erion Veliaj SPAK nuk merret dhe ne te kundert eshte kthyer ne nje bunker vendstrehim per ta megjithe vjedhjen mostruoze me inceneratoret ku Rama firmos 17 vendime ne dy ore dhe Veliaj nje incenerator qe nuk ekziston dhe ngre nje skeme mafioze 5D e rremven dhjetra milion euro.
As me ministrat teper te rendesishem te qeverise se Rames te inkriminuar deri ne gryke te “Metamorfoza” emrat e te cileve oponioni i di dhe materialet e te cileve jane derguar ne SPAK nga partneret e huaj dhe ky i fundit duhet te nxirrte me kohe fletearrestin ndaj tyre.
As me bllokimin e pagesave te perditshme me miliona euro te inceneratoreve apo koncesioneve korruptive nuk merret SPAK.
SPAK nuk merret as me dosjen 184 te krimit zgjedhor ku zerin e Rames, Manjes,Gjiknurit,Tahirit i ka degjuar gjithe bota, nuk merret sepse e ka mision te mbroje shkaterruesit dhe vjedhesit e zgjedhjeve.
SPAK-u nuk u mor as me denoncimet e Elbasanit per zgjedhjet e 2021 qe cuan ne vrasje dhe vdekje njerezish!
As me McGonigalin, po ashtu as edhe me Coldean e Sinaloas nuk merret SPAK.
Megjithse mbreteron narkoqeverisja SPAK nuk merret me narkotrafikantin ne krye te qeverise qe ne zyren e tij takon perfaqesuesit e Sinaloas e me narkotrafikantet ministra.
Pra SPAK per vite me radhe s’ka bere dhe as ben as sa Prokuroria e Tiranes beri ne nje dite me sekuestrimi e 50 milion euro narkotrafiku.
Kujt i duhet me ky SPAK si tub oksigjeni per te mbajtur gjalle kufoma si Rama dhe Veliaj??

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: