Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Mark Frrokut për përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtarit Medi Bici.

Ish-deputeti kundërshton sekuestrimin e pasurive, vendosur nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda.

Në seancën e zhvilluar këtë të enjte, Gjykata e Lartë ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Mark Frrokut.

Seanca Te Gjykata E Larte
Seanca Te Gjykata E Larte

Frrokut, në vitin 2016 iu sekuestruan disa pasuri të cilat dyshoheshin se ishin vënë nga veprimtaria kriminale. Gjykata e Krimeve të Rënda la në fuqi sekuestron e Prokurorisë, ndërsa ish-deputeti ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb